Skip to content Skip to footer

“Zoti ju gëzoftë që më keni gëzu!”, lutja që del nga shpirti i nënës së Robertit

Roberti 18-vjeçari i cili vuante nga kanceri, u dërgua me urgjencë për kurim të specializuar në Turqi, me kontributin e të gjithë shqiptarëve.

Nëna e tij, ndihet shumë e emocionuar dhe tepër mirënjohëse ndaj të gjithë atyre që dhuruan për djalin e saj.

Nga aeroporti, ajo na dërgon një video ku shpreh gëzimin e saj të madh dhe falenderon Zotin e të gjithë shqiptarët.

Kisha pas dëshirë një falenderim ndaj të madhit Zot, O Zot faleminderit shumë prej Teje. Faleminderit edhe Elvis Naçit edhe krejt shqiptarëve që kanë kontribuar për djalin tim. Zoti ju ndihmoftë, Zoti jua ruajtë familjet, Zoti ju gëzoftë që më keni gëzu, që ma keni dërgu djalin për shërim.

Faleminderit shumë të gjithëve”

Lutemi që Roberti të kthehet shëndoshë e mirë pranë familjes së tij.

Ndiq videon:

https://fb.watch/i-0vjTWt6V/