Skip to content Skip to footer

Nuk është besimtar ai që ngopet për vete, kurse fqinji i tij është i uritur.

Përshkrimi

Ushqimi është nevoja më bazike dhe e drejta universale që duhet të gëzojë cdo njeri. Është absurde të mendosh se në kohën ku jetojmë, ka akoma njerëz të cilët literalisht vuajnë për bukën e gojës. Fatkeqësisht ata nuk janë shumë larg nesh dhe ne, në punën tonë të përditshme, përballemi shpesh me thirrje për ndihmë si “Ju lutem, kam fëmijët pa bukë”. Një thirrje therëse në shpirt e cila nuk duhej të dëgjohej në një kohë kur mirëqenia është rritur, por mesa duket solidairteti lë ende për të dëshiruar.

Nisur nga mësimët e larta të profetit Muhamed paqja e Zotit qoftë më të, i cili na porosit: “Nuk është besimtar ai që ngopet për vete, kurse fqinji i tij është i uritur.”

Dhuro këtu që të ushqesh një të uritur.