Kur nuk është në punë, Kudretin e gjen pranë të bijës, duke derdhur lot dëshpërimi e duke ledhatuar me fjalë Marinën. Prej afro 20 vitesh, 44 vjeçari ëndërroi për një fëmijë. E pas shumë orvatjeve më në fund ëndrra e tij u realizua. Ai u bë baba. Por Marina e tij, veçse 8 muajshe, lëndon prej kohësh në spital. Një problem në pjesën e mushkërisë e ezofagut, ia ka pamundësuar Marinës së vogël që të ushqehet. Ka mbi 10 ditë që Marina mbahet gjallë vetëm përmes serumeve.
Ditët kalojnë dhe shëndeti i Marinës po dobësohet. E sa më shumë kalojnë minutat e orët, aq më shumë thyhet zemra e këtij babai, që nuk ka mundësi ta kurojë të bijën. Dhimbja e ka mveshur plotësisht babain, që qan me angështi si një fëmijë, teksa veshët e tij dëgjojnë, dhimbshëm, padurueshëm, lotët e vuajtjet e evladit.
E pavarësisht botës së errët ku Kudreti është rrëzuar, ai mundohet që t’i thotë fjalët më të ëmbla vajzës, më të shtrenjtës, ëndrrës së tij më të bukur.
“Më bëhet shpirti copash ku të shikoj kështu sëmurë… o lepurushka e babit, ne do të luajmë me babin kur të shërohesh, do të dalim xhiro së bashku. O shpirti im, o zemra ime e vogël…”-thotë babai mes lotëve.
Koha nuk pret më për Marinën e vogël. Ajo ka nevojë për t’u dërguar për kurim të specializuar jashtë shtetit, pasi shanset për të në Shqipëri janë të zbehta. Familja Maksut nuk i ka mundësitë financiare dhe lutet për ndihmën ehsqiptarëve.
“Kam frikë për shpirtin tim, për jetëm timë, mos e humbas vajzën. Bëhu e fortë o zemër, do ia dalim me lejen e Zotit.”-thotë Kudreti.