Pak ditë më parë një familje shqiptare u rikthye në atdhe për të shpëtuar fëmijët nga lufta në Gaza.
Amali erdhi në Shqipëri së bashku me 4 fëmijët e saj.
E vetme në atdhe, nënës iu dha ndihma nga Fondacioni “Firdeus” i cili është kujdesur t’i sigurojë asaj dhe fëmijëve gjithçka u duhet.
Familjes i është siguruar strehimi, një pension mujor, veshmbathjet e ushqimi për t’i lehtësuar kësaj nëne e fëmijëve të saj vështirësitë e mëdha që kanë përjetuar.