Përmes një statusi në fb, Elvis Naçi ka njoftuar për mbledhjen në kohë rekord të shumës së kërkuar për kurimin e Robertit, të riut 18 vjeçar nga Kosova, i cili vuante nga një lloj agresiv i leucemisë.
Thirrja për ndihmë e nënës së tij, e cila i ka rritur e vetme e me vuajtje 2 djemtë e saj, sensibilizoi të gjithë shqiptarët, duke bërë të mundur mbledhjen e shumës së parave që do t’i mundësojë Robertit ndjekjen e kësaj sëmundjeje me terapi që zgjat mbi një vit.
Elvis Naçi falenderon të gjithë bamirësit dhe kërkon prej të gjithëve të luten për Robertin që të kthehet pranë familjes i shëuar plotësisht
“Duam të ndajmë një lajm të mirë. Roberti u nis dhe tani është në kujdesin e mjekëve. Në kohë rekord u realizua nisja jashtë shtetit. Kam një kerkesë me shpirt për këdo që e lexon këtë status, te lutet për këtë 18 vjeçar që na preku me sëmundjen e tij. Ajo nënë heroinë që e ka rritur e vetme, lusim Zotin t’i japi forcë dhe durim. Mos i harroni me lutje. Zoti ju shpërbleftë dhe kurrë Zoti mos jua humbtë këtë bamirësi që ka një shpërblim të madh. Kush shpëton një jetë, sikur të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin!” (Elvis Naçi)