Skip to content Skip to footer

Rasti i dhimbshëm i Ermelës: 10 vjeçarja ka djegie në të gjithë trupin, ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Një aksident fatkeq ia dogji trupin e brishtë. Dhimbjet që pasuan kanë qenë të mëdha, të gjata, të padurueshme. E këto dhimbje i ka duruar kjo vogëlushe, Ermela, e cila është veçse 10 vjeçe.

Plagët në trupin e Ermelës i zënë thuajse të gjithë trupin. Rreziku se infeksionet mund t’i marrin jetën është i lartë. Ermela vogël ka nevojë për kurim të specializuar jashtë shtetit, pasi plagët e saj po rëndohen, duke ia shtuar dhe dhimbjet 10 vjeçares.