Skip to content Skip to footer

Prekëse, 12 vjeçari ledhaton vëllain e sëmurë: Të dua shumë, insha Allah krejt shqiptaria na ndihmon

I ledhaton kokën…

Dorën ia shtrëngon edhe pse dora e tij është ende e vogël… por Joni mundohet mesa fuqi ka, për të dhuruar shpresë tëk vëllai që është prekur nga tumori në fyt.

Lotët e dëshpërimi për vëllain e madh, duken menjëherë në sytë e tij. Por Joni sërish qëndron i fortë, sepse e kupton që duhet t’i japë kurajo Valtonit. E quan një yll të mirë, njeriun që e ka parë si shembull, që e ka ndjekur teksa vitet kalonin.

Sot Valtoni dergjet në shtrat. Kurse Joni, teksa e ledhaton, i thotë disa fjalë që të thyejnë zemrën…

“Kemi shpresa tek Allahu që do të kalojë…të shumë o vëlla. Insha Allah na ndihmon krejt shqiptaria. Insha Allah Zoti na ruan, se kemi shpresa vetëm tek Ai, se s’ka Zot tjetër përveç Allahut”