Një muaj më parë, vogëlushi që buzëqesh gjithë dritë në foton e mësipërme, u shtrua në spitalin e Tiranës në vdekje klinike. Trupin ia përshkuan aget, pranë kishte aparaturat dhe lotët e pashpresë të nënës së tij.
Vetëm pak javë më parë, Eydeni ishte në prag të vdekjes… por falë Zotit që ka shqiptarë bamirës. Brenda 48 orëve, mijëra shqiptarë zemërmirë dhanë diçka nga vetja për vogëlushin 6 muajsh. Eyden u nis drejt Italisë fqinje.
Ka kaluar një muaj dhe Eyden është rikthyer në atdhe. Lotët ia kanë lënë vendin gëzimit, frika është shuar dhe ka triumfuar jeta, e cila materializohet më së miri në harenë e buzëqeshjes së këtij ëngjëlli të vogël.