Skip to content Skip to footer

Ndihmoni një familje në nevojë! Më të mirët nga njerëzit janë ata që janë më të dobishmit për të tjerët.

Familja Bunoca

Familja Bunoca jeton në Tiranë dhe përbëhet nga katër pjestarë: Zamira dhe tre vajzat e saj jetime. Zamira punon në rrobaqepsi, por megjithatë e ka jashtëzakonisht të vështirë të përballojë shpenzimet për familjen e saj si edhe pagesën e qerasë së shtëpisë. Vajzat janë adoleshente dhe ndihen të veçuara nga shoqet e tyre për shkak të pamundësisë ekonomike dhe jetës së vështirë që bëjnë
Dhuro

Familja Zekaja

Familja Zekaja jeton në një zonë periferike të Tiranës. Pranvera është një nënë e cila po rrit me halle dhe vështirësi të mëdha 5 fëmijë jetimë, ku më i madhi është 16 vjeç dhe më i vogli, vetëm 5 vjeç. Ata jetojnë në një nga banesat sociale, por në kushtë të mjerueshme. Pranvera dhe fëmijët dalin dhe mbledhin kanaçe që të sigurojnë disa të ardhura për t’u ushqyer.
Dhuro

Familja Murrja

Familja Murrja jeton në një fshat të Fushë-Krujës. Kjo familje përbëht nga tre anëtarë, Esmeralda dhe dy vajzat e saj jetime, 9 dhe 3 vjeç. Që prej 2 viteve babai i vajzave ka ndërruar jetë duke e lënë familjen në një mjerim të thellë. Vajza e madhe vuan nga një sëmundje kronike e zorrëve. Ato jetojnë vetëm me ndihmën ekonomike që i siguron shteti, por që është e pamjaftueshme. Ushqimin e marrin me listë në dyqan dhe kanë borxhe në shumë prej tyre. Esmeralda thotë se vajzat nuk kanë as veshje e lodra si çdo fëmijë i moshës së tyre.
Dhuro

Familja Zogolli

Familja Zogolli jeton në Librazhd dhe përbëhet nga katën pjestarë, Donika dhe tre fëmijët e saj jetimë 13, 12 dhe 8 vjeç. Bashkëshorti ka dy vite që i ka ndërruar jetë. Përveç fëmijëve, Donika kujdeset edhe për nënën e saj të moshuar dhe të sëmurë. Jetojnë në një shtëpi me qera të ulët, nga e cila duhet të dalin shumë shpejt, pasi shtëpia është në shitje. E pashpresë, Donika punonte ku të mundej, punë të ndryshme dhe të rënda, në mënyrë që të siguronte pak të ardhura për fëmijët e saj jetimë. Por, fatkeqësisht, prej një viti ajo nuk mund të punojë dot sepse është operuar nga tumori në kokë.
Dhuro

Familja Disha

Familja Disha banon në Tiranë. Ajo përbëhet nga dy prindër të moshuar 70 dhe 74 vjeçarë, të cilët kujdesen për djalin e tyre të vetëm 24 vjecar i cili prej gjashte vitesh vuan nga diabeti i avancuar në një gjendje të rënduar, me plagë të hapura në trup. Këta prindër të sprovuar, kanë përjetuar vite më parë humbjen e një fëmije, djalit tjetër të tyre. Ata jetojnë me vështirësi të mëdha ekonomike dhe i sigurojnë të ardhurat vetëm nga pensionet e tyre të pleqërisë të cilat më së shumti shkojnë për kurimin e djalit të sëmurë.
Dhuro

Familja Rrilla

Familja Rrilla banon në një fshat të Shkodrës. Në prill të 2024-rës, kjo familje përjetoi tragjedinë që i përmbysi botën në sytë e tyre brenda pak çasteve. Gjatë natës shtëpia e tyre u përfshi nga një zjarr masiv i cili shkrumboi çdo gjë duke lënë tragjikisht të vdekur edhe kryefamiljarin e saj. Mirsada dhe dy fëmijët e saj të vegjël 5 dhe 10 vjeç shpëtuan mrekullisht, por dhimbja e thellë e kësaj ngjarjeje akoma u rëndon shpirtin. Të mbetur të pastrehë dhe pa asnjë përkrahje ekonomike, Mirsada dhe dy jetimët e vegjël presin çdo ndihmë që do t’i ndihmojë të rimëkëmben nga sprova që kaluan.
Dhuro

Familja Rexhepi

Familja Rexhepi jeton në Sukth dhe përbëhet nga 3 anëtarë, Silvana dhe dy fëmijët e saj jetimë, një vajzë 13 vjeçare dhe një djalë 7 vjeç. Bashkëshorti i ka ndërruar jetë rreth 7 vite më parë. Ata jetojnë në një shtëpi me qera, por edhe kjo strehë, e vetmja që mund të përballojnë me qera të ulët, ëhstë e dëmtuar nga tërmeti. Vajza prej vitesh vuan nga skolioza dhe ka dhimbje, por së fundi është diagnostikuar edhe me sindromin Turner. E gjendur përpara të tilla problemeve, Silvana e ka të pamundur të punojë, është e zhytur në borxhe dhe e mban familjen vetëm me ndihmën ekonomike që merr nga shteti, ndihmë e cila shërben vetëm për mbijetesë.
Dhuro

Familja Visha

Familja Visha jeton në Kamëz dhe përbëhet nga 4 anëtarë, Besjana dhe 3 fëmijët e saj, djali 14 vjeç dhe dy vajza; 12 dhe 9 vjeç. Jeton me qera në një bodrum me lagështirë,me shumë pak orendi sepse vetëm një banesë të tillë mund të përballojë të paguajë. Besjana punon në një fabrikë me një pagë me të cilën mezi ia del të plotësojë nevojat më bazike. Në shumë prej dyqaneve të lagjes ka borxhe, sidomos gjatë Ramazanit, kur mundohet të marrë ndonjë gjë më tepër për fëmijët e saj agjërues.
Dhuro

Familja Zelaj

Familja Zelaj jeton në Tufinë, Tiranë dhe përbëhet nga gjashtë anëtarë; Valbona dhe pesë fëmijët e saj jetimë. Ata jetojnë në një shtëpi të vjetër e të dëmtuar nga tërmeti. Dy djemtë më të rritur 18 dhe 16 vjeç kanë zhvillim mendor të vonuar dhe për këtë arsye ajo e ka të pamundur të punojë. I vetmi burim jetese që ka kjo familje me gjashtë anëtarë dhe 2 fëmijë që duhet të merrnin terapi mjekësore, është pensioni i jetimit, i cili nuk mjafton as për t’u ushqyer.
Dhuro

Familja Tola

Familja Tola jeton në Tiranë, por në kushte ekstremisht të vështira. Valbona është një nënë e vetme që po rrit 3 fëmijë të sëmurë. Vajza 18 vjeçare vuan nga tiroidet dhe anemia e rëndë, vajza tjetër 16 vjeçare ka probleme të theksuara me shikimin ndërsa djali i vogël 9 vjeç është i diagnostikuar me sindromin Doën dhe epilepsi. Jeta e mbushur me vuajtje dhe mjerim e kanë bërë Valbonën të lejë mbas dore problemet e saj shëndetësore nga të cilat vuan prej vitesh, astma, tiroidet dhe anemia e theksuar. Pamundësia fizike dhe kujdesi që kërkojnë fëmijët e sëmurë ja bëjnë të pamundur punësimin Valbonës duke e zhytur atë dhe familjen në varfëri dhe mjerim të thellë.
Dhuro

Familja Deda

Familja Deda jeton në Yzberisht, Tiranë. Kryefamiljarja Drilona ka përjetuar vdekjen e bashkëshortit gjatë shtatzënisë së saj. Vajza e vogël, 2 muajshe nuk enjeh të atin. Ndërsa 2 djemtë e tjerë 9 dhe 7 vjeç e kujtojnë me trishtim ditën kur i at ii la jetimë për shkak të një arresti kardiak. Drilona e papunë me një bebe dhe dy vogëlushë, përballet çdo ditë me vështirësitë që jeta e përplas dhe shqetësimin i saj më i madh është si do t’i ushqejë fëmijët dhe si do të paguajë qeranë e shtëpisë, të cilën prej 4 muajsh nuk e ka paguar.
Dhuro

Familja Prenga

Familja Prenga jeton në Sanxhak të Laçit dhe përbëhet nga 4 anëtarë, Vera dhe tre vajzat e saj që mbetën jetime në moshë fare të vogël; 7 dhe 5 vjeç dhe foshnja 2 muajshe. Bashkëshorti i ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin duke e lënë të rrënuar shpirtërisht dhe ekonomikisht, me borxhe për shkak të trajtimeve spitalore. Ata jetojnë me qera dhe ushqehen vetëm nga lëmosha e të njerëzve të afërm.
Dhuro

Familja Hoxhaj

Familja Hoxhaj jeton në Tiranë. Elida është një nënë e vetme që po rrit vajzën e saj 6 vjeçare me shumë halle e vështirësi. Ajo e ka të pamundur të punojë për shkak të problemeve shëndetësore me shtyllën kurrizore. E pastrehë dhe në pamundësi për të paguar qera, jeton momentalisht tek të afërmit e saj.
Dhuro

Familja Luleme

Familja Luleme jeton në Fier. Kjo familje përbëhet nga gjashtë anëtarë, Aurora, kryefamiljarja është një nënë e vetme e cila po rrit katër fëmijët e saj 12, 10, 7 dhe 5 vjeç. Gjithashtu, mban në shtëpi nënën e saj të moshuar, të sëmurë dhe me probleme të shëndetit mendor. Aurora pëpiqet të punojë ku të mundet, por për shkak të kujdesit të familjarëve, e ka të pamundur të gjejë një punë të qëndrueshme. Ata jetojnë në një shtëpi me qera, të cilën shumë herë nuk mund ta paguajë me muaj të tërë. Të zhytur në borxhe, përpiqen të mbijetojnë duke pritur lëmoshë nga kushdo që u ofron ndihmë.
Dhuro

Familja Nuredini

Familja Nuredini jeton në Tufinë, Tiranë. Pas humbjes së bashkëshortit, Sabrija dhe 4 fëmijët e saj jetojnë në kushte të vështira në një dhomë në banesat sociale, me një tualet të përbashkët q ëu duhet ta ndajnë me banorët e tjerë. Ata shpeshherë ndihen në rrezik dhe të kërcënuar në këtë ambient ku jetojnë së bashku me grupe të tjera të margjinalizuar. Vajza e madhe vuan nga epilepsia dhe e ka të pamundur trajtimin për shkak të gjendjes ekonomike. Vajza e dytë ka braktisur gjimnazin për shkak të kërcënimeve dhe bullizimit. Dy djemtë e vegjël ndjekin shkollën fillore. Sabrija punon në zdrukthtari dhe pavarësisht punës së rëndë paguhet aq sa për të mbajtur familjen e saj me pak ushqim
Dhuro

Familja Papa

Familja Papa jeton në Tiranë dhe ka tri pjestarë. Llambrini është vajza 22 vjeçare që është drejtuar për ndihmë, për vete, nënën e saj të moshuar dhe motrën 15 vjeç. Llambrini ka kaluar një paralizë në moshë të vogël, e cila e ka invalidizuar për tërë jetën. Ajo ndihet ngushtë teksa na tregon sakrificën e nënës së saj, e cila kujdeset për të njësoj si të ishte një fëmijë i vogël, duke ia bërë të pamundur punësimin. Shpenzimet e mjeteve sanitare, qerasë e shtëpisë dhe ilaçeve shkojnë shumë më tepër të ardhurave të tyre të pakta që i siguron shteti si pension invaliditeti. Në dyqanet përqark shtëpisë, lista e tyre e borxheve shtohet dita-ditës.
Dhuro

Familja Hoxha

Familja Hoxha jetojnë në një zonë periferike të Tiranës. Në këtë familje ka pllakosur një tragjedi e dyfishtë. Para një viti, kryefamiljari, babai i dy fëmijëve ndërroi jetë nga një sëmundjen e rëndë. Vetëm gjashtë muaj më pas, bashkëshortja e tij ndërron jetë papritur nga infarkti. Dy djemtë mbeten krejt të vetëm me një dhimbje të madhe në shpirt dhe me barrën e rëndë të jetës mbi supe. Gjyshja e tyre 72 vjeçare kujdeset për to duke u munduar të mbulojë shpenzimet që dy adoleshentët të cilët akoma nuk e kanë marrë veten psikologjikisht nga humbja e të dy prindërve
Ndihmuar nga donatori

Hava Allushi

Hava Allushi është një zonjë 66 vjeçare e cila jeton e vetme në një fshat të largët të Tiranës. Rreth 8 vjet më parë bashkëshorti i ka ndërruar jetë duke e lënë krejt të vetme në këtë botë. Ajo banon në një shtëpi të vjetër të dëmtuar nga tërmeti e cila ka rezultuar e pabanueshme. Me pensionin e saj të pleqërisë e ka të pamundur të gjejë një shtëpi dhe mezi ja del të ushqehet e të sigurojë ilaçet e saj
Dhuro

Vera Karai

Vera Karai është një zonjë e moshuar, 70 vjeçare, e cila jeton në një fshat të Tiranës. Ajo ka tre djem në moshë madhore dhe të tre janë me probleme të rënda mendore. Bashkëshorti i saj ka pak kohë që është ndarë nga jeta. E vetme, përballë një sprove kaq të madhe, Vera banon në një shtëpi të rrënuar, të cilën tërmeti i 2019-tës ia dëmtoi edhe më shumë. Ajo kujdeset e vetme për të tre djemte të cilët janë në një gjëndjë të rënduar dhe kanë shpenzime të mëdha.
Dhuro

Familja Vata

Familja Vata jeton në Kukës dhe përbëhet nga nëntë anëtarë, dy prindërit dhe shtatë fëmijë. Prej tre muajsh, kryefamiljari është diagnostikua me skizofreni të rëndë dhe shpeshherë shtrohet në spitalin psikiatrik të Shkodrës. Bashkëshortes së tij i ka rënë mbi supe barra e rëndë e kësaj sprove dhe e vetme duhet t’ja dalë mbanë me të gjitha shpenzimet për të shtatë fëmijët, më i madhi prej të cilëve është vetëm 14 vjeç dhe më i vogli 1 vjeç. Ata jetojnë në një shtëpi të vogël (1 dhomë) me qera, të cilën 2 muajt e fundit nuk e kanë paguar, gjithashtu kanë borxhe në dyqanet e ushqimeve
Dhuro

Elida Islamoska

Elida Islamoska është një grua e ve e cila me shumë mundime e halle po rrit e vetme dy vajzat e saj të vogla, 6 dhe 9 vjeç. Ajo jeton në Tiranë në një shtëpi me qera. Ajo përpiqet të sigurojë të ardhura duke punuar mesa mundet, megjithatë, qeraja e shtëpisë dhe shpenzimet e tjera, si edhe problemet shëndetësore që ka ja kanë vështirësuar shumë jetesën Elidës.
Dhuro

Familja Hysa

Familja Hysa jeton në Kamëz, Tiranë. Kuzrija, kryefamiljarja e ve, ka humbur bashkëshortin rreth pesë vite më parë. Ajo, e mbetur me tre fëmijët e saj adoleshentë, përballet e vetme me sfidat dhe vështirësitë e jetës. Megjithatë, halli që e brengos më tepër atë, është vajza 16 vjeçare e cila vuan nga Sindromi Down, skolioza dhe ka lindur me probleme në zemër. Për shkak të invaliditetit të vajzës, Kuzrija e ka të pamundur të punojë, megjithëse edhe vetë ka disa probleme shëndetësore, probleme me zemrën, reumatizëm dhe tension të lartë të gjakut. I vetmi burim i të ardhurave të kësaj familjeje është pensioni i invaliditetit të vajzës i cili shkon i gjithi për ilaçe dhe mjete sanitare. Kjo familje është e zhytur në borxhe për shkak të qerasë së shtëpisë dhe shpenzimeve të përditsahme për nevoja bazike.
Dhuro

Shqipe Çollaku

Shqipe Çollaku është një nënë e vetme e cila po rrit dy fëmijët e saj 12 dhe 14 vjeç. Ata banojnë në Përrenjas, në një shtëpi të rrënuar që rezulton e pabanueshme, e cila gjithashtu nuk është shtëpia e tyre. Megjithë përpjekjes së saj për të gjetur punë ku të mundet në atë zonë ku mundësitë epunësimit janë tepër të pakta, ata çdo ditë përballen me pamundësinë për tu ushqyer dhe përmbushur nevojat bazike. Shpeshherë, Shqipja pranon ushqime nga komshinjtë të cilët e ndihmojnë duke ditur varfërinë ekstreme të kësaj familjeje
Dhuro

Fllanxa Shabanaj

Fllanxa Shabanaj është një nënë e vetme e cila kujdeset për dy djemtë e saj 12 dhe 6 vjeç. Ata jetojnë në periferi të Tiranës në një shtëpi me qera. Djali i madh është me aftësi të kufizuara dhe vonesë në zhvillim, gjë që e detyron Fllanxën ta shoqërojë çdo ditë në shkollë dhe të qëndrojë me të, pasi ka nevojë për kujdes të veçantë gjatë të gjithë kohës. Veç të tjerash ajo është operuar disa herë dhe akoma ka probleme shëndetësore. Të gjitha këto sprova e kanë rrënuar ekonomikisht atë dhe familjen e saj të brishtë.
Dhuro

Familja Kurti

Familja Kurti banon në Tiranë dhë përbëhet nga 2 anëtarë, Drita dhe vajza e saj 13 vjeçare. Bashkëshorti i Dritës ka ndërruar jetë rreth 3 vite më parë. Ajo vetë vuan nga problemet me shikimin gjë që e bën të paaftë për të punuar. Ato banojnë në një shtëpi me qera dhe përballen me vështirësi të mëdha ekonomike.
Dhuro

Familja Bombaj

Familja Bombaj jeton në një fshat të thellë të Vlorës. Kjo familje, rreth 5 vite më parë përjetoi një fatkeqësi që i përmbysi gjithçka. Kryefamiljari, babai i tre fëmijëve u nda nga jeta nga një infarkt, në Greqi ku punonte për të mbajtur familjen. Ai la pas nënën e tij 60 vjecare, bashkëshorten dhe 3 fëmijë të vegjël, të cilët tani janë në moshën 15, 13 dhe 10 vjeç. Në atë kohë familja mori borxh për të përballuar shpenzimet, por jeta e tyre sa vjen e vështirësohet. Mundësitë e punësimit në fshat i cili ndodhet një orë larg qytetit, janë pothuajse zero.
Dhuro

Familja Ismaili

Familja Ismaili jeton në një fshat të Tiranës. Kjo familje përbëhet nga katër anëtarë, 2 prindër të moshuar dhe dy djem në moshë madhore por me probleme të mëdha shëndetësore dhe probleme të shëndetit mendor. Vetëm kryefamiljari 70 vjeçar merr një pension minimal pleqërie. Të dy të moshuarit kanë probleme shëndetësore kronike, osteoporozë, ulcer në stomak, probleme me shikimin, tensionin e lartë të gjakut, etj., por problemet e dy djemvei kanë bërë të harrojnë dhe të lënë pas dore veten e tyre. Shpenzimet të cilat u duhet të përballojnë këta të moshuar, kryesisht për ilaçe dhe trajtime mjekësore janë kolosale. Ata jetojnë në një kontenier dhe janë të zhytur në borxhe.
Dhuro

Shqiponja Hyseni

Shqiponja Hyseni është një zonjë e moshuar, 71 vjeçare. Prej disa vitesh ajo është e paralizuar dhe lëviz në një karrocë me rrota. Para pak kohësh është diagnostikuar edhe me leuçemi. Ajo jeton me mbesën e saj të vogël 6 vjeçare e cila është e braktisur nga prindërit e saj. Ato jetojnë në një shtëpi me qera dhe kanë si të ardhur vetëm pensionin e Shqiponjës dhe ndonjëherë e ndihmojnë komshinjtë me ushqime.
Dhuro

Familja Keci

Familja Keci jeton në Laprakë në një shtëpi të cilën e kanë blerë me para borxh. Kryefamiljari ka ndërruar jetë para 3 viteve duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë jetimë, 10 dhe 8 vjeç. Ensuida, nëna e dy fëmijëve jetimë, përveç shpenzimeve të përditshme që duhet të përballojë, shlyejë dhe borxhin e madh që kanë marrë për blerjen e shtëpisë. Paga e saj minimale është e vetmja e ardhur e tyre, ndërsa dëshirat e fëmijëve dhe vajzës së saj të vogël e cila ëndërron të zhvillojë talentin e saj për pikturën ka mbetur vetëm një ëndërr
Dhuro

Familja Gjoni

Familja Gjoni jeton në një zonë periferike të Tiranës. Xhilja është një grua e ve, e cila e humbi bashkëshortin në një moshë farë të re. Ajo kujdeset për vajzën e saj 16 vjeçare e cila vuan nga epilepsia dhe zhvillimi i vonuar. Në pamundësi për të punuar për shkak të vajzës që kërkon një mbikqyje të pandërprerë, ajo dhe familja e saj po përballen me vështirësi ekonomike të skajshme. Djali i saj punon në ndërtim dhe përpiqet të mbajë familjen, megjithatë, shpenzimet janë të papërballueshme përfshi këtu edhe qeranë e shtëpisë
Dhuro