“Do të ballafaqohemi me shtëpinë e re… këtë shtëpi e kanë bërë fondacioni “Firdeus” dhe bamirësit. Shtëpia ka emrin tuaj dhe po të shohësh në këtë çelës, nuk shkruhet Elvis Naçi, por “Shqiptarët për Shqiptarët”. Merre këtë çelës, është i yti dhe na hap shtëpinë e derës tënde.”
Ky është mesazhi që i jep Elvis Naçi Nailit, i moshuari i cili së bashku me të shoqen u sprovuan rëndë nga pamundësitë e shumta. Tanimë, falë kontributeve të bamirësve e punës së Fondacionit Firdeus, dy të moshuarit nga Kolonja lënë pas shtëpinë e rrënuar, për të hyrë në shtëpinë e tyre të re…
E fjalët e nënë Salies, me të vërtetë të prekin në zemër. E mahnitur nga shtëpia e saj e re, kjo e moshuar është tanimë e qetë. Falenderon Zotin dhe i lutet Atij të begatojë ata njerëz zemërmirë, që mundën t’ja lehtësojnë vështirësitë në këtë moshë të thyer.
Nënë Salia: Zoti të bekoftë mor bir, ç’më ke bërë… Zoti të bekoftë, siç ke zemrën e bardhë.
Nënë Salia: Zoti qoftë i kënaqur me ty. O Zot, jepu begati o Zot…
Elvisi: Zoti ju shpërbleftë juve…
Naili: Faleminderit prej jush
Elvisi: Të rrini mirë dhe me begati në këtë shëpi të re. Mosha juaj është delikate.
Nënë Salia: Zoti ju bekoftë, të gjithëve, juve, shqiptarëve… unë nuk kisha më shpresa, por kjo shtëpi është një mrekulli e madhe për mua dhe tim shoq. Ju falenderoj me gjithë shpirt e zemër.
Elvisi: Njeriu është i dyzuar në jetë… por kur merr rrugën e Zotit, ai mëson me qenë afër atij që ka nevojë. Marrja jonë drejt rrugës së Zotit, na ka bërë të jemi pranë jush. Ka njerëz që nuk respektojnë babanë e nënën e vet, por duke qenë se kemi marrë rrugën e të madhit Zot, ai na mëson me qenë pranë shqiptarëve tonë. Falenderimet i takojnë Atij dhe neve detyra për të bërë punë.
Fatma: Nënë Salie, neve Zoti na ka dhënë një fat të madh, që të jemi pranë njerëzve në nevojë, të jemi afër tyre. Ju jeni njerëz të veçantë e vetë Zoti ju zgjedh për t’ju ndihmuar.
Elvisi: Vëllezër e motra, Zoti ju begatoftë. Shpresoj të jeni duke bërë diçka të mirë. Zoti na begatoftë me të mirat e Tij…