Prej mëse dy javësh Jorsili qëndron i shtruar në spital në gjendje kome. Në krah të tij nëna e babai nuk i mbajnë dot lotët, ndërsa me vete kanë sjellë dhe djalin e tyre të vogël. Vogëlushi ende nuk e kupton se çfarë po ndodh, sesa sëmurë është vëllai i tij 7 vjeçar. Vëllai thërret të vëllanë, duke i thënë të çohet që të mund të shkojnë në shtëpi…
Ndërkohë babai i Jorit i mundur plotësisht nga sprova e madhe, qan pranë të birit dhe i lutet që t’i hapë sytë, lutet që mrekullia të ndodhë dhe i biri të shpëtojë.
“O jori çohu o bab të ikim në shtëpi… (qan) Jori, shihe babain, kam ardhur të të marr… hapi sytë o bir, përqafoje babin”
Shqiptarët bamirës nuk e braktisën Jorsilin. Brenda një kohe rekord, fondet e nevojshme u mblodhën dhe ai u nis drejt Italisë