Këtu jemi në azilin e “Fondacionit Fiderus” në Shkodër, atje ku një sërë të moshuar kanë gjetur strehën e ngrohtë të pleqërisë. Elvisi e Sidriti kanë shkuar për të vizituar të moshuarit që ndodhen në azil, për të shkëmbyer disa mesazhe që vijnë nga zemra.
“Nga e mira nuk vjen e keqja. Ne me Zotin para i kemi mundësitë që ta vijojmë këtë punë derisa të jetë bërë risk, erdhëm t’ju takojmë e qëndrojmë me ju. Më bëhet qejfi shumë që jeni të gjithë mirë. Kemi patur qëllim, se gjërat që bëhen me zemër shkojnë mirë. Ne e bëjmë këtë punë me njetin e mirë. Kjo botë kalon shpejt, por gjërat e mira”-tha Elvisi.
Në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit, është bekim të kujdesesh për të moshuarit. Në bisedë me ta, një prej të moshuarave, nënë Mineja, thotë disa fjalë që i burojnë nga shpirti.
Kam pas dëshirë me u taku me ju. Shyqyr që Zoti ma bërë për tët përshëndet, për të të thënë Selam Alejkum (paqja qoftë me ty). Mirësia jote nuk ka për t’u harruar kurrë. Dashtë Zoti ju bëheni 100 vjeç. Zoti ju ruajtë.”-thotë nënë Mineja.
“Jemi shumë të kënaqur, sepse kemi gjetur dashurinë dhe të mirën falë jush.”-thotë një grua në moshë.
“Ne hamë falas, ne flemë falas, ne jemi shumë të kënaqur.”-tha një tjetër i moshuar.
“Ne e kemi hapur azilin me qëllimin e mirë, që ata që jeta ua mohuar diçka, ne t’jua mundësojmë aq sa kemi ne mundësi”-tha Sidriti.
Elvisi e Sidriti shtrojnë ushqimin për të moshuarit e azilit ‘Firdeus’.
Tashmë erdhi koha për t’u larguar… por nënë Mineja nis të derdhë lot gëzimi. E keqardhur që Sidriti e Elvisi po largohen, kjo e moshuar bekon me fjalët e saj.
“Nënë Mine pse po qan… mos qaj ne do të vijmë sërish… Sidrit, nënë Mineja po qan, s’duhet me ik.
“Nënë Mine duhet të ikim, na e bën hallall”-i thotë Elvisi nënë Minesë.
“Na bashkoftë Zoti me familjen e Profetit në xhehnet.”-tha nënë Mineja.