Skip to content Skip to footer

Marina 8 muajshe niset për kurim, nëna në lot: Ju faleminderit o shqiptarë, kudo jeni

Prej mëse 12 ditësh Marina vogël nuk mund të ushqehej. Një problem serioz shëndetësor në ezofagun e mushkëritë e saj, ia dërgonin vogëlushes ushqimin në mushkëri. Prej mëse 12 ditësh, Marina mbahej gjallë vetëm përmes serumeve. Lotët e të qarat e saj ishin të dhimbshme për këdo që përballej me to, e veçanërisht rëndë peshonin në zemrat e nënës e babait të Marinës, që prej 20 vitesh e kishin ëndërruar të quheshin nënë e baba.

Përmes një thirrje në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, mjaftuan 24 orë që kalvari i bamirësve e njerëzve zemërmirë, të shtrinte dorën e ndihmës. Familja Maksut nuk i kishte mundësitë, por shqiptarët u bënë bashkë dhe tanimë Marina u nis për kurim të specializuar jashtë shtetit.

Këto janë momentet prekëse, teksa nëna e foshnjes ledhaton të bijën, derdh lot gëzimi e shprese, shpresë që i mungonte prej kohësh tashmë.