“Kushdo që udhëzon dikë për të bërë mirë, ai fiton po të njëjtin shpërblim sikurse ai që e bëri këtë të mirë.“
Përshkrimi
Sponsorizo një studente
Kërkimi i diturisë është një nga veprat më të pëlqyera në Islam, prandaj edhe shpërblimi i një studenti që është në kërkim të diturisë me të cilën do t’i shërbejë më pas shoqërisë së tij, është i jashtëzakonshëm.
Për të ndihmuar në këtë qëllim fisnik, ne ngritëm konviktin e studenteve ekselente, i cili tashmë strehon 70 studente të përzgjedhura sipas kritereve të përcaktuara që konsistojnë në gjendjen ekonomike dhe rezultatet e larta mësimore.
Ky konvikt mbulon të gjitha shërbimet për të cilat një studente ka nevojë si: strehimi në ambiente komode sipas standarteve të çertifikuara, ushqimi sipas një menuje të pasur, ambiente studimi, kompjutera dhe internet 24 orë, lavanteri etj. Veç të tjerash, konvikti shërben dhe si një qendër socilalizimi dhe edukimi, ku vazhdimisht trajtohen tema të dobishme nga ekspertë të fushave të ndryshme.
Profeti Muhamed ka thënë: “Kushdo që udhëzon dikë për të bërë mirë, ai fiton po të njëjtin shpërblim sikurse ai që e bëri këtë të mirë.”
Imagjinoni shpërblimin që ka kushdo prej nesh që mbështet një studente për të përfunduar studimet e saj dhe më pas mirësitë dhe sevapet që merr për çdo kontribut që ajo jep në shoqëri, por njësoj shpërblehet edhe kushdo që e ka mbështetur në rrugëtimin e saj. Kjo është një sadaka rrjedhëse, mirësitë e së cilës vazhdojnë edhe nëse ndërrojmë jetë.
Spornsorizo një studente dhe bëhu pjesë e kësaj mirësie të madhe, e këtij misioni fisnik. Pa dyshim, aftësimi për jetën është dhurata dhe ndihma më e madhe që mund të oftojmë dikujt. Njëkohësisht është investimi më i mirë që i bëjmë kombit tonë.
Shpenzimi mujor i plotë për një studente që strehohet në konviktin Firdeus, ku përfshihen: qeraja e godinës, stafi i përkushtuar 24 orë, internet, ushqim, sistemi i sigurisë 24/7, e shumë shërbime të tjera mbështetëse, është rreth € 230 në muaj.
Sado pak që të përfshihesh në këtë vepër me kontributin tënd, mos harro se ke bërë shumë, ke ndihmuar në formimin e një brezi të dobishëm.