Stefania, 13 vjeçarja plot ëndrra nga Lushnja prej disa ditësh po përballet me një sëmundje të tmerrshme e vdekjeprurëse, leuceminë akute.
Gjendet prej afro një jave e shtruar në spital mes dhimbjesh të mëdha, e pafuqishme dhe në luftë të vazhdueshme me sëmundjen. Të vetmen mbështetje në këto momente të vështira, Stefania e gjen te prindërit e saj të cilët qëndrojnë 24 orë te koka e krevatit.
Babai i Stefanisë me lot ndër sy kujton se babai i tij ka vdekur nga e njëjta sëmundje. Tashmë historia po përsëritet të vajza e tij 13 vjeçare.
Me lotët që i rrjedhin në faqe ai i bën thirrje gjithë shqiptarëve që të kontribuojnë për shpëtimin e jetës së Stefanias. Çdo minutë që kalon jeta Stefanias është në rrezik dhe duhet të niset urgjentisht në Itali për një trajtim të specializuar.