Javën që lamë pas emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” solli në vëmendje të shqiptarëve rastin e një familje të zhytur në varfëri të mëdhe. Familja Kastrati, me 4 fëmijë jetimë, jetonte në kushte tepër të vështira, në një fshat të thellë të zonës së Hasit.
Familja nuk kishte as ujë e drita.
E në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, shqiptarët i dolën në krah familjes me 4 jetimë. Elvis Naçi postoi në rrjetin social lajmin e bukur se familja Kastrati është bërë me shtëpi të re.