Elvisi e Fatma udhëtuan për të takuar një familje me tre fëmijë jetimë. Vajzat e moshave 11, 10 e 8 vjeç, jetonin me nënë e tyre Pranverën, në këtë magazinë të përshtatur si banesë, në kushte tepër të vështira.
Pasi panë ‘banesën’ e kushtet ku jetonin, Elvisi e Fatma largohen për të surprizuar nënën dhe 3 vajzat jetime. Kur Pranvera ka hyrë në banesën e saj të re, nuk i është besuar që shtëpia është e saj dhe e vajzave.
Elvisi: Nuk ka gjë më të bukur sesa të hapësh këtë iftar, në shtëpinë e re të jetimëve.
Pranvera: Nuk e prisja kurrë këtë surprizë. Në momentin që më the, kjo është shtëpia jote… (përlotet) Allahu ua shpërbleftë.
Elvisi: Lum për ty, me tre goca. Vëllezër dhe motra të nderuar, shtëpia është dy dhoma e një kuzhinë. Fëmijët e vegjël kanë kënaqësinë veçse, për ta patur lodra.
Desh Zoti që mundëm ta realizojmë këtë shtëpi.
Elvisi: Vajza, teta Fatma na ka bërë një gabim. Duke u marrë me shtëpinë e duke u kujdesur të marrë informacion, harroi të blejë dhurata. Megjithatë, ju mos u mërzisni. Shkojmë njëherë tek dhoma, se ndoshta… mund të ketë harruar xhaxhi Visi e teta Fatma, por i Madhi Zot nuk ju harron.
Vajzat shkojnë tek dhoma ku i pret një surprizë e bukur
Ndiqeni videon:
Elvisi i thotë Pranverës se falë bamirësve e kontributeve të tyre, Fondacioni Firdeus ka mundur t’i dhurojë banesë asaj dhe jetimeve. Elvisi po ashtu i tha Pranverës se do të marrë dhe një pension mujor nga ana e Fondacionit, për ta ndihmuar në rritjen e vajzave.