Skip to content Skip to footer

“I lutem Zotit çdo namaz e xhuma” 12 vjeçari nga Prishtina shpërthen në lot: Kërkoj ndihmë për vëllanë, ju lutem

Prej kohësh tashmë, Joni i drejton sytë lart dhe lutet. I lutet Zotit. Ky 12 vjeçar nga Prishtina lutet për vëllain e tij të madh, 15 vjeçar. Valoni është sprovuar me një sëmundje të rëndë, tumor në fyt…

Joni është ende i vogël, i brishtë… por thotë se për të vëllanë, do ta sakrifikonte edhe jetën e tij, veçse që ai të ishte edhe njëherë shëndoshë e mirë. E teksa i ledhaton kokën, Joni mbushet në lot. Kujton momentet kur së bashku me të vëllanë buzëqeshnin, luanin në park, e diskutonin.

“Jam lutur çdo ditë nëpër namaze, nëpër xhuma, jam lut që të shërohet… por çdo ditë, ai po bëhet më keq. O ju shqiptarë që po na shikoni, a mundet të na ndihmoni… (qan) Çdo herë që e shoh në këtë gjendje mërzitem, është vëllai im, deri në pikën e fundit.

Vëllai im është sikur një yll, është i mirë, më i miri…me u dasht, e sakrifikoj dhe jetën për të”-thotë mes lotëve Joni.

Gjendja e Valonit është përkeqësuar ndjeshëm. Mjekët thonë se i vetmi shpëtim është dërgimi i tij për kurim jashtë shtetit. Por kjo familje e Prishtinës nuk i ka mundësitë financiare.