Dioni, vogëlushi dhjetë muajsh, i sprovuar me sëmundjen të rëndë, tumor në veshka, kishte humbur tashmë njërën veshkë nga beteja me këtë sëmundje të vështirë.
Para pak ditësh, nëna e tij u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve me lot në sy, që t’i vinin në ndihmë djalit të saj, i cili kishte nevojë për një kurim më të specializuar jashtë Shqipërisë.
Falë Zotit, shuma e kërkuar për kurimin u arrit shumë shpejt, falë edhe gadishmërisë së të gjithë shqiptarëve, të cilët me kontributin e tyre bënë të mundur që Dioni të niset drejt Italisë për t’u trajtuar në spitalin Bambino Gesu.
Urojmë që çdo gjë t’i shkojë mirë dhe Dioni i vogël të kthehet pranë familjes i shëruar plotësisht.
Mirënjohje e madhe për të gjithë kontribuesit.