Skip to content Skip to footer

Emocionohet kur sheh surprizën e bukur. Fatma dhe Merjemi të shoqëruara nga studentet e konviktit “Firdeus”, sjellin lumturi tek shoqata e invalidëve në Shkodër.

Fondacioni “Firdeus” solidarizohet vazhdimisht me ndihma bazike për anëtarët e shoqatës së invalidëve para-tetraplegjikë, në disa qytete të Shqipërisë. Aktiviteti i radhës u zhvilluar në Shkodër, me kërkesën e kryetarit të shoqatës Z. Saimir Ustabeqiri, për të përmbushur disa nga nevojat e këtij komuniteti prej 70 anëtarësh.

Këtë herë, aktivitetit iu bashkuan vullnetarisht studentet e konviktit “Firdeus”, të cilat së bashku me Fatmën dhe Merjemin, shpërndanë me dhjetra pako ushqimore, pajisje ngrohëse për të përballuar dimrin dhe dy prej familjeve iu dhuruan pajisje elektroshtëpiake të mëdha të cilat u mungonin në shtëpitë e tyre.

Njëri prej tyre, Z.Muhamedin, i sprovuar prej 40 vitesh në karrocën me rrota, emocionohet pa masë kur sheh surprizën e bukur nga Fondacioni “Firdeus”. Lotët e lënë pa fjalë, shikimi i tij shpreh më shumë falenderim sesa fjalët, duke na lënë të kuptojmë se plagët e tyre të varfërisë janë tepër të thella.

Ky aktivitet na la me bindjen se sado të vogla të jenë veprat e bamirësisë, ato sjellin dritë të madhe në një zemër të lënduar.

Ndiq videon e plotë:

https://fb.watch/iHm2EbZQMS/