Tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të hershëm të 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe Sirinë, ka tronditur mbarë botën. Shifrat tregojnë për pasoja dhe humbje tepër tragjike të cilat sa vijnë e thellohen. Dhjetra mijëra jetë të humbura, miliona njerëz të prekur drejtpërdrejtë me familjarë të humbur, banesa të shkatërruara, të lënduar dhe të gjendur të pashpresë përballlë këtij realiteti tragjik.
Ne nuk e harrojmë faktin sesi Turqia ishte ndër të parat shtete që ofruar ndihma të shumta, kur tërmeti goditi Shqipërinë në nëntor të 2019-tës, prandaj, Fondacioni Firdeus u sensibilizua me këtë situatë të jashtëzakonshme, duke marrë nisma bamirësie në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Turqi.
Elvisi dhe Fatma, së bashku me një ekip nga Fondacioni Firdeus, kanë udhëtuar drejt Turqisë, ku po përgatisin ndihma në bazë materiale më artikujt më të nevojshëm për të mbijetuarit nga tërmeti, si ushqime, veshje dimërore, produkte higjene etj.
Maunet e para kanë nisur të zbarkojnë në zonat e prekura. Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Elvis Naçi fton të gjithë të bëhen pjesë e kësaj bamirësie të madhe.
“Jemi në Stamboll, kemi përgatitur ushqime e veshmbathje për njerëzit që u prekën nga tërmeti i rëndë. Nesër këto 5 maune do të nisen në mëngjes për t’u shkuar njerëzve në nevojë. Ne kështu i bashkangjitemi karvanit të bamirësisë që po bëhet këtu. Ne e filluam stafetën e bamirësisë, e kush dëshiron mund të na bashkohet. Zoti i bekoftë bamirësit”-tha Elvisi.