Skip to content Skip to footer

“Faleni Namazin dhe jepeni zekatin”

Përshkrimi

Edukimi i mirë është një nga synimet tona kryesore, sepse ne besojmë se mirëqenia fillon nga edukimi i brezave si një element shumë i rëndësishëm në thyerjen e ciklit të varfërisë dhe krijimit të mundësive për një të ardhme më të sigurtë e të ndritshme.

Për fat të keq, sot, shumë fëmijë detyrohen të lënë shkollën dhe të punojnë për të siguruar nevojat bazë të familjes, gjithashtu shumë të rinj të talentuar, nuk kanë mundësi të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre e të ndjekin studimet për shkak të vështirësive ekonomike.

Përtej përmbushjes së nevojave emergjente, ne po përpiqemi vazhdimisht të orjentojmë veprimtaritë tona drejt nismave vizionare për të ardhmen, prandaj me mbështetjen tuaj të përhershme kemi arritur të realizojmë projekte që pritet të kenë një ndikim jo vetëm të menjëhershëm por edhe në planin afatgjatë.