Skip to content Skip to footer

E pabesueshme! Mblidhet brenda tre orësh shuma prej 45 mijë eurosh për kurimin e Blerimit, ai ka një mesazh për të gjithë shqiptarët.

Sapo është publikuar thirrja për ndihmë për babain e tre fëmijëve, Blerim Ademin, i cili vuan nga kanceri, reagimi të gjithë shqiptarëve për t’i ardhur në ndihmë, ka qenë i menjëhershëm.

Brenda një kohe shumë të shkurtër, për vetëm tre orë, është bërë e mundur të mblidhet shuma e nevojshme për kurimin e tij jashtë Shqipërisë dhe gjithashtu për transportin e tij më avion sanitar.

Blerimi, i prekur nga ky solidarizim i pabesueshëm ka një mesazh falenderues për të gjithë ata që kontribuan për të, qoftë edhe vetëm me një lutje të sinqertë:

“Nuk mund të rri pa ju shkruar dhe falenderuar nga zemra, unë, Blerimi babai i tre fëmijëve i sprovuar me sëmundje të rëndë. Sot jam shtruar në spital falë jush, që më dhatë një shans të kurohem e dashtë Zoti, edhe të shërohem që t’i përqafoj dhe puth fëmijët.

Sprovat nuk i zgjedhim ne, ato vijnë pa na pyetur, papritur, por kuptova se nuk jam vetëm, jam bashkë me ju…

Lus Zotin që të gjithë ju, që kontribuat, e shpërndatë, u lutët për këtë mundësi kurimi për mua, që Zoti tju shpërbleji. Unë shumicën prej jush nuk e njoh, por ju kam në zemër, sepse me dhatë forcë dhe shpresë të luftoj për jetën, për fëmijët e mi…

Ju faleminderit me shpirt dhe lus Zotin që në familjet tuaja të keni vetëm shëndet dhe mbarësi…

Mos më harroni në lutjet tuaja!”