Skip to content Skip to footer

E bija u prek nga leuçemia, këshilla e babait nga Kosova për të sprovuarit: Mbështetuni tek i madhi Zot!

I mbushur me shpresë falë ndihmës së madhe që i erdhi nga shqiptarët bamirës, Emini rrëfeu historinë e sëmundjes së të bijës në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Teksa babai nga Kosova rrëfente, Elvis Naçi e pyeti Eminin nëse kishte dëshirë t’u jepte një këshillë apo mendim, të gjithë atyre shqiptarëve që përballen me sprova të mëdha, si ajo që i ndodhi Eminit vetë.

Kjo ishte përgjigja e Eminit, pedagog IT-jë në Pejë.

Elvisi: Çfarë do t’i thoje atyre që sprovohen Emin, do doja të dija… sot shikoj se je i fortë, me shpresë.

Emini: Atë që unë kam përdorur për vete… mbështetuni tek i madhi Zot! I madhi Zot na thotë, dua të dëgjoj lutje. Ai na ka treguar sesi bëhet ajo lutje. Ne duhet të jemi sa më afër Zotit, duhet t’i falemi, t’i bëjmë dua. Ime shoqe së fundmi ka filluar të falet pesë vakte namaz… sepse nuk ka rrugë tjetër përveç rrugës së të madhit Zot. Neve na mbetet të përkushtohemi, sepse aty është çelësi i sabrit, shërimit e kuptimit të kësaj bote.