Skip to content Skip to footer

“Djali nuk reagon, po verbohet…” Nëna e Velisjanos tregon tmerrin që po përjeton me djalin e sëmurë, ajo i bën thirrje shqiptarëve…

Velisjano është vetëm 7 muajsh, dhe është gëzimi i dytë i familjes Milanj. Para 3 muajsh u diagnostikua me një sëmundje e rëndë që rrezikon t’i rrëmbejë dritën e syve. Trupi i tij i brishtë përpëlitet, lëngon në dhimbje duke u përkeqesuar ditë pas dite.

Nëna e Velisjanos, Stela me zërin që i dridhet tregon se cdo ditë për të është e errët, plot frikë e ankth. Në çdo moment ajo kujdeset që të qetësojë vogëlushin, i cili meket nga të qarat. Stela po ashtu derdh lot dhe dridhet nga mërzia… një nënë, që nuk ka mundësi të shpëtojë të birin.

“Rrezikon të verbohet, kam frikë të fle se djali dridhet, ngurtësohet dhe vetëm qan. Ai nuk reagon, nuk buzëqesh, nuk luan më. O Zot, kam shumë frikë se në ato momente mund t’i ndodhë diçka. Unë ditët i kam shumë të errëta.”-rrëfen nëna etij, Stela.

Velisjano ka nevojë për kurim të menjëhershëm dhe e vetmja shpresë është dërgimi i tij në spitalin ‘Bambino Jesu’ në Italinë fqinje. Prindërit e këtij ëngjëlli të vogël, i kanë varur shpresat tek zemërgjerësia e shqiptarëve.

https://www.facebook.com/watch/?v=233911109352614