Nga faqet e këtij vogëlushi, prej një jave nuk ndalen lotët. Dioni është 1 vjeç e 2 muaj, e nuk e kupton pse ndjen dhimbje, pse s’mund të luajë dot më si dikur… pse barku i tij po fryhet e nxihet dita ditës.
Dioni 14 muajsh është diagnostikuar së fundmi me një tumor në veshkë. Sëmundja përparon, ndërsa nëna e babai i Dionit janë të tronditur. Ata ende e kanë të vështirë të pranojnë, se djali i tyre i vogël, drita e shtëpisë dhe zemrave, rrezikon të shuhet.
Dioni ka nevojë të operohet sa më parë dhe më tutje t’i nënshrohet kemioterapisë për disa kohë.
Familja nuk i ka mundësitë ekonomike për ta dërguar djalin për kurim jashtë shtetit. Zotit i luten për shpresë e durim. Nënë e baba i përgjërohen shqiptarëve për ndihmë, pasi e kanë të pamundur t’i japin një shans të birit për kurim të specializuar.