Elisjano, vogëlushi 7 vjecar, para dy vitesh mbërtheu në emocion e dhimbje të gjithë shqiptarët teksa kërkonte ndihmë për të shpëtuar nga kthetrat e leucemise.
Nëna e tij Ermira, e kujton atë kohë si momentin më të vështirë e të pashpresë të jetës së saj.
Ermira: “Kur mora vesh se djali kishte atë lloj sëmundjen, leuceminë, mendova se erdhi fundi… E vetmja shpresë fondacioni juaj dhe spitali Bambino Gesu”
Ndërkohë vetë Eljo i vogël duket se i ka lënë pas krahëve dhimbjet dhe kalvarine vuajtjeve nëpër spitale. Ai na gëzon pa masë teksa na thotë:
Eljo: “Unë tani jam shumë mirë, po shkoj në shkollë që të mësoj. Luaj dhe shoh televizor.
Faleminderit që më shpëtuat jetën.”
Historia e tij është një tjetër rast suksesi jo vetëm i Fondacionit Firdeus, por it ë gjithë bamirësve që me shpirtin e tyre human ia dolën mbanë të shpëtojnë jetën e një fëmije.
Zoti ju begatoftë bamirës!
Ndiq videon: