Skip to content Skip to footer

Babai i tre fëmijëve vuan nga kanceri, çfarë i kërkon djali i tij tre vjeçar

Babai i tre fëmijëve, Blerim Ademi, prej dy vitesh vuan nga kanceri. Sëmundja po e tret dita-ditës dhe shpresat e tij janë duke u shuar. Në luftë me sëmundjen dhe kohën, mjekët i kanë dhënë mundësinë e vetme për t’u kuruar jashtë shtetit. Transporti i tij duhet të bëhet me avion spitalor.

Por, ai nuk asnjë merak për veten. Në fakt, brenga që i copëton zemrën atij është frika se nëse nuk kurohet sa më shpejt, do të lerë pas tre jetimë të vetëm, pa përkrahje.

Fëmijët e dëshpëruar e me lot në sy kërkojnë mbledhjen e shumës prej 45 mijë eurosh për trajtimin e babait të tyre.

Seari, djali më i vogël, vetëm tre vjeç, i kërkon të atit të ngrihet nga krevati dhe t’i rikthehet jetës së mëparshme.

“Babi, mos u mërzit, do shërohesh dhe do ikim prap të luajmë te parku”. Janë fjalët prekëse të vogëlushit, që shpreson tek shërimi i të atit.