Pak ditë më parë “Shqiptarët për Shqitarët” solli në vëmendje rastin e një nëne të re e cila kishte pësuar një aksident të rëndë në Shqipëri. Gruaja me origjinë nga Ukraina ishte e martuar me një shqiptar… i cili ndërroi jetë disa kohë më parë.
Në pamundësi për të kryer kurimet e nevojshme, shqiptarët zemërmirë e treguan edhe njëherë shpirtin bamirës, duke i dalë në ndihmë nënës së re. Nëna kreu ndërhyrje dhe mandej u nis me avion sanitar drejt Italisë, të gjitha këto falë bamirësisë së shqiptarëve.
Në nisje drejt Italisë nëna e re shprehet falenderuese dhe e gëzuar, pasi atje e pret e bija e vogël… kjo vogëlushe nuk rrezikoi ta humbë edhe nënën vetëm falë bamirësisë së shqiptarëve.
“Faleminderit emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”. Po nisem drejt Italisë, tek ime bijë… Faleminderit të gjithëve, që bëtë një mrekulli për mua. Faleminderit…”-tha nëna e re.
“Dua të falenderoj fondacionin “Firdeus”, për vullnetin tuaj, për këtë gjë që nuk do ta realizonim dot… faleminderit shumë shumë, (qan) faleminderit Zotit dhe juve që na ndihmuat”-tha nëna e të resë.