Skip to content Skip to footer

Bamirësit i dolën në krah për të bijën, propozimi prekës i babait nga Kosova për jetimët shqiptarë

Emin Neziri është një baba nga Kosova, i cili u sprovua tek e bija, e prekur nga një sëmundje e rëndë (leuçemi akute). Rastin e tij e publikoi “Shqiptarët për Shqiptarët”, ndërsa bamirësit bënë të mundur kostot financiare për kurimin e Jasminës 20 vjeçe.

Së fundmi i ftuar në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, Emini tregoi një dëshirë të tij, e cila i buron nga zemra. Babai i Jasminës është pedagog i menaxhimit të IT-së dhe shprehu dëshirën për të bërë kurse falas për jetimët shqiptarë… një propozim që me të vërtetë vjen nga zemra e një babai që është falenderues për të gjithë ndihmën që mori nga modeli i bamirësisë.

Emini: Do ta thoja edhe një dëshirë. Unë të mirat, sado të mundohem, nuk do të mund t’jua kthej dot, të gjithë shqiptarëve që kanë kontribuar. Nga modestia e dituria ime, më ka lindur një ide. Unë jam pedagog i fushës së menaxhmentit të IT-së. Kam menduar që gjatë verës, ne të organizojmë kurse të menaxhimit të IT-së, të fillojmë të shkollojmë jetimët, ndërsa shërbimin tim ata do ta kenë falas përmes fondacionit ‘Firdeus’