Roberti 18 vjecar i rritur me shumë vuajtje, pas dy javë analizash u zbulua me sëmundjen e rëndë të kancerit (Limfoma-Leukemia Burkitt). Doktorët pasi zbuluan llojin e sëmundjes e cila është shumë agresive kërkojnë të niset urgjentisht jashtë shtetit, pasi cdo orë që kalon mund të jetë fatale për të. Kurimi i kësaj sëmundje mund zgjasë deri në një vit me kimio-terapi dhe kushton 150 mije euro.
Nëna e tij përgjerohet për ndihmë:
“Unë jam vetë nënë vetë babë, kam sakrifikuar gjithçka për fëmijët e mi, për ëndrrat e tyre. Por, që të më ndodhi kjo, që të diagnostikohet djali me leuçemi, nuk e kam pritur. Është një leuçemi shumë agresive dhe nuk ka kohë. Çdo minutë që kalon, bëhet jeta më e rrezikshme për djalin. Kam frikë mos e humb, mos nuk e gjej gjallë…(qan, lotët ia ndërpresin fjalët)”
Fondacioni Firdeus publikoi rastin e Robertit dhe fton të gjithë shqiptarët të kontribuojnë për të mundësuar kurimin e 18 vjeçarit nga Kosova.
https://www.facebook.com/ElvisNaci/videos/922522515418864