Skip to content Skip to footer

E sëmurë rëndë, falë shqiptarëve bamirës Ana nis rrugëtimin drejt ëndrrës së saj… shërimit

Gjithçka u arrit në një kohë të shpejtë. Zemrat e shqiptarëve u bënë bashkë dhe po bashkë ia mundësuan kurimin një vajze veçse 10 vjeçe.

Prej një jave, Ana ndodhej e shtruar në spitalin e Tiranës, në gjendje të përkeqësuar dhe në rrezik serioz për jetën. Sëmundja kishte nisur t’i prekte trurin, mëlçinë dhe veshkat. E veshkat kishin dalë thuajse jashtë funksionit, aqsa 10 vjeçarja nisi të kryejë dializën.

Tanimë 10 vjeçarja është nisur për kurim të specializuar në Itali. E ne lutemi që gjithçka të shkojë mirë, që dëshira për shërim të mund të realizohet dhe 10 vjeçarja të mund të ëndërrojë sërish si çdo fëmijë tjetër.