Dua të shërohem, të shkoj në shkollë, të mos e lë mamin vetëm”.
Këto ishin fjalët e një 10 vjeçari të quajtur Roxhaldo, i cili pak kohë më parë dergjej në shtratin e spitalit, i sëmurë në veshka e zemër. Gjendja e tij ishte tepër serioze dhe kurimi jashtë shtetit ishte i vetmi shpëtim. Roxhaldo derdhte lot dëshpërimi dhe tregonte se frikë kishte mos ikte nga kjo botë, e linte nënën që e rriti e vetme.
Shqiptarët bamirës i dolën në ndihmë vogëlushit, duke ia mundësuar kurimin e specializuar jashtë shtetit. Jo shumë kohë ka kaluar nga momenti kur Roxhaldo u ngjit në avionin sanitar, me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.
Sot Roxhaldo falë Zotit e shqiptarëve bamirës, është në këmbë dhe gëzon shëndet. Në Ditën e Flamurit, ai ka sjellë këtë foto, si një shenjë falenderimi për këdo shqiptar që dha diçka nga vetja për të mundësuar kurimin.