“Të lutem o Andi, mos e lër mamin vetëm… mami nuk jeton dot pa ty o shpirt”
Vetëm pak ditë më parë, këto ishin lotët dhe fjalët e nënës së Andit, e cila i kishte humbur shpresat se do të mund ta kuronte të birin.
Por përmes thirrjes për ndihmë në “Shqiptarët për Shqiptarët”, mijëra njerëz iu bashkuan karvanit të bamirësisë, për të ndihmuar Andin e vogël.
Vogëlushi 1 vjeçar, i prekur nga një problem në zemër, po niset për kurim jashtë shtetit falë shqiptarëve. Pak para nisjes në aeroportin e Rinasit, në sytë e nënës gjen shpresën që deri dje ia kishin marrë lotët me vete. Sot ajo është e mbushur me gëzim, ëndrra e saj për ta kuruar të birin afrohet, në çdo hap që ajo hedh me të birin në krahë. Dhe e mbushur me këtë gëzim, nëna përkëdhel të birin, e puth dhe e përqafon.
“Falë krejt shqiptarëve o mam, neve po nisemi. A do t’u thuash faleminderit të gjithëve o mam?
Sot jemi të gëzuar se sot nisemi drejt shërimit tëndë. S’na braktisën shqiptarët o mam, kur të kthehemi do të vijmë të shëruar, do të luajmë bashkë o mam.”-i thotë nëna Andit.