Nuk është mosha ajo që bën që zëri i kësaj nëne të dridhet, por humbjet e saj tragjike. Sot, si dikur, kjo e moshuar mban një peshë në kraharor, që vetëm një nënë mund ta përballojë. Sot vajza e saj, është duke u tretur nga një sëmundje e rëndë.
“Unë jam nëna e Erkandës, Sabajet Kotrri. Erkanda është fëmija i tretë. Dy vajza më kanë vdekur. Njëra 17 vjeçe, tjetra 32 vjeçe…32 vjeçarja ka lënë pas 4 fëmijë.
Por tash, më ka rënë halli tjetër i madh. Kam Erkandën,… (qan) zemra ime e di.”-thotë e moshuara për “Shqiptarët për Shqiptarët”.
Vështirë të përshkruash me fjalë ndjesitë që përcjell zëri dhe sytë e kësaj të moshuare. Në rrëfimin e saj, ajo na tregon se prej kohësh tashmë, nuk e merr më gjumi.
“InshaAllah nuk e kanë fatin e njëjtë (me jetimët e tjerë) këta fëmijë. Një palë (të të bijës së ndjerë) e kanë patur, inshaAllah nuk e kanë dhe këta fëmijë, vaj hallit të bëhen 7 jetimë.
Unë…nuk më merr gjumi natën. As natën e as ditën. Veç për vajzën rri duke u lutur, pavarësisht se nuk i tregoj. InshaAllah i madhi Zot bën mrekullinë për të… për të dhe fëmijët.”-rrëfen e moshuara.
Erkanda është prekur nga sëmundja e kancerit (limfoma). Nëna e tre fëmijëve ka nevojë urgjente për të marrë kurim të specializuar jashtë shtetit. Familja nga Shkodra nuk i ka mundësitë financiare dhe lutet për ndihmën e bamirësve.
1 Comment
Mason
What’s up colleagues, fastidious piece of writing and fastidious
arguments commented at this place, I am genuinely enjoying
by these.
Comments are closed.