Qëndron pranë nënës dhe zemra i rreh fort…lotët i vërshojnë në faqe, sepse e shtrenjta nënë është sëmurë rëndë. Ensara është veçse 10 vjeçe dhe po sheh të ëmën teksa i tretet. Një zemër e vogël që sheh një tragjedi të madhe, pikërisht atje ku dhemb më shumë… tek nëna.
“Frika ime… është me qenë jetime. Mami është e sëmurë, ka një problem të rëndë. Nëse nuk shërohet, unë do ta kem më atë (qan).”-thotë 10 vjeçarja për “Shqiptarët për Shqiptarët”.
Erkanda, nëna e vogëlushes, është prekur nga limfoma. Mjekët kanë këshilluar kurim të specializuar jashtë shtetit, por familja nga Shkodra nuk i ka mundësitë financiare. Ende e vogël, Ensara rrëfen se tani s’mundet dot më të luajë me nënën. Sprovën e madhe 10 vjeçarja e shikon tek gjëra e vogla dhe arrin të kuptojë se e ëma ka nevojë për ndihmë. E teksa lotët vijojnë të dalin papushim për nënën, Ensara ka një lutje që buron nga shpirti.
“Tani nuk mundet më me luajt me mua me motrën e me vëllain. Kur ikën mami, më duket bosh… edhe motra e kërkon shumë. Unë mamin dua me e pas gjithmonë afër… Ju lutem, a mund ta ndihmoni mamin tim që të shërohet…?”-thotë ëngjëlli i vogël.