Ky vogëlush i ka veçse 365 ditë në këtë botë… por në trupin e tij gjen plagë e shenja operimesh që kur i sheh të nxjerrin lot. Në krahë të tij, qëndron nëna.
Sa vuajtje po ndjen kjo nënë, e di veç i Gjithëfuqishmi dhe zemra e nënës. Ajo derdh lot dëshpërimi, në fytyrën e saj nuk gjen asgjë veçse dhimbjes.
I drejton fjalë Andit, djalit që e priti prej kaq kohësh.
“Të lutem o Andi, mos e lër mamin vetëm… mami nuk jeton dot pa ty o shpirt… (qan) lufto për mamin o Andi. Ne mezi të kemi pritur o jetë. Ardhja jote ishte shumë e gëzueshme. Kaluam shumë sfida me mamin por pa sukses o jetë…(qan).”-thotë mes lotëve nëna e Andit.
E për një moment, sikur për të rrekur veten për mirë, nëna i drejtohet të birit.
“Do ja dalim bashkë o mam, me motrat. Duhet me luftu o Andi mamit (qan).”-thotë nëna.
Andi ndodhet në Kosovë, është veçse 1 vjeçar. Si pasojë e problemeve me zemrën, vogëlushi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjeve, gjendja e tij nuk është përmirësuar. Mjekët i kanë sugjeruar familjes që të nisen urgjentisht për mjekim të specializuar. Por familja thjesht nuk i ka mundësitë financiare.
E veç vuajtjes për të birin, pesha në shpirtin e kësaj nëne shtohet. Ajo nuk i ka mundësitë për ta shpëtuar të birin. E dëshpëruar, ajo ka veçse një thirrje, një përgjërim drejt shqiptarëve bamirës.
“Ju lutem më ndihmoni, ta shpëtoj dhe unë Andin, ju lutem…”