I ledhaton kokën…
Dorën ia shtrëngon edhe pse dora e tij është ende e vogël… por Joni mundohet mesa fuqi ka, për të dhuruar shpresë tëk vëllai që është prekur nga tumori në fyt.
Lotët e dëshpërimi për vëllain e madh, duken menjëherë në sytë e tij. Por Joni sërish qëndron i fortë, sepse e kupton që duhet t’i japë kurajo Valtonit. E quan një yll të mirë, njeriun që e ka parë si shembull, që e ka ndjekur teksa vitet kalonin.
Sot Valtoni dergjet në shtrat. Kurse Joni, teksa e ledhaton, i thotë disa fjalë që të thyejnë zemrën…
“Kemi shpresa tek Allahu që do të kalojë…të shumë o vëlla. Insha Allah na ndihmon krejt shqiptaria. Insha Allah Zoti na ruan, se kemi shpresa vetëm tek Ai, se s’ka Zot tjetër përveç Allahut”