Skip to content Skip to footer

Projektet Tona

12 mije zemra te bashkuara

1000039389-transformed (1)

Familjet me jetime kane qene fokus kryesor i punes bamirese te fondacionit “Firdeus” qe ne gjenezen e tij, duke mundesuar mbeshtetjen e qindra familjeve nepermjet sigururimit te nevojave te tyre bazike te jeteses, duke u kujdesur per nevojat shendetesore apo edhe dhurimin e banesave per familjet e pastreha me jetime.

Shporta Ushqimore

Ushqimi është nevoja më bazike dhe e drejta universale që duhet të gëzojë cdo njeri. Është absurde të mendosh se në kohën ku jetojmë, ka akoma njerëz të cilët literalisht vuajnë për bukën e gojës. Fatkeqësisht ata nuk janë shumë larg nesh dhe ne, në punën tonë të përditshme, përballemi shpesh me thirrje për ndihmë si “Ju lutem, kam fëmijët pa bukë”. 

Edukimi

parallax-8

Edukimi i mirë është një nga synimet tona kryesore, sepse ne besojmë se mirëqenia fillon nga edukimi i brezave si një element shumë i rëndësishëm në thyerjen e ciklit të varfërisë dhe krijimit të mundësive për një të ardhme më të sigurtë e të ndritshme.

Për fat të keq, sot, shumë fëmijë detyrohen të lënë shkollën dhe të punojnë për të siguruar nevojat bazë të familjes, gjithashtu shumë të rinj të talentuar, nuk kanë mundësi të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre e të ndjekin studimet për shkak të vështirësive ekonomike.

Zekati

Zekati është një nga pesë shtyllat mbi të cilat ngrihet Islami. Ai realizohet duke dhënë një pjesë të caktuar të pasurisë me qëllimin e bindjes dhe adhurimit ndaj Allahut të Lartësuar.

Obligimi për të dhënë zekatin është shprehur qartë shumë herë përmes ajeteve Kur’anore dhe haditheve të Profetit Muhamed, paqja e Zotit qoftë me të.

Konvikti

WhatsApp Image 2024-07-25 at 11.15.46_1f39d56a

Sponsorizo një studente

Kërkimi i diturisë është një nga veprat më të pëlqyera në Islam, prandaj edhe shpërblimi i një studenti që është në kërkim të diturisë me të cilën do t’i shërbejë më pas shoqërisë së tij, është i jashtëzakonshëm.

Për të ndihmuar në këtë qëllim fisnik, ne ngritëm konviktin e studenteve ekselente, i cili tashmë strehon 70 studente të përzgjedhura sipas kritereve të përcaktuara që konsistojnë në gjendjen ekonomike dhe rezultatet e larta mësimore.

Ky konvikt mbulon të gjitha shërbimet për të cilat një studente ka nevojë si: strehimi në ambiente komode sipas standarteve të çertifikuara, ushqimi sipas një menuje të pasur, ambiente studimi, kompjutera dhe internet 24 orë, lavanteri etj. Veç të tjerash, konvikti shërben dhe si një qendër socilalizimi dhe edukimi, ku vazhdimisht trajtohen tema të dobishme nga ekspertë të fushave të ndryshme.

Profeti Muhamed ka thënë: “Kushdo që udhëzon dikë për të bërë mirë, ai fiton po të njëjtin shpërblim sikurse ai që e bëri këtë të mirë.

Imagjinoni shpërblimin që ka kushdo prej nesh që mbështet një studente për të përfunduar studimet e saj dhe më pas mirësitë dhe sevapet që merr për çdo kontribut që ajo jep në shoqëri, por njësoj shpërblehet edhe kushdo që e ka mbështetur në rrugëtimin e saj. Kjo është një sadaka rrjedhëse, mirësitë e së cilës vazhdojnë edhe nëse ndërrojmë jetë.

Spornsorizo një studente dhe bëhu pjesë e kësaj mirësie të madhe, e këtij misioni fisnik. Pa dyshim, aftësimi për jetën është dhurata dhe ndihma më e madhe që mund të oftojmë dikujt. Njëkohësisht është investimi më i mirë që i bëjmë kombit tonë.

Shpenzimi mujor i plotë për një studente që strehohet në konviktin Firdeus, ku përfshihen: qeraja e godinës, stafi i përkushtuar 24 orë, internet, ushqim, sistemi i sigurisë 24/7, e shumë shërbime të tjera mbështetëse, është rreth € 230 në muaj.

Sado pak që të përfshihesh në këtë vepër me kontributin tënd, mos harro se ke bërë shumë, ke ndihmuar në formimin e një brezi të dobishëm.