Skip to content Skip to footer

15 orë ndërhyrje jashtë shtetit, momenti prekës kur Andi 1 vjeçar dhuron një buzëqeshje

Për 15 orë me rradhë, Andi iu nënshtrua një operacioni të komplikuar në zemër. Tanimë ai në gjendje stable në spital, ende duke rikuperuar.

Gjithçka u bë e mundur falë bamirësisë së shqiptarëve, të cilët të bashkuar nën modelin e bamirësisë  bënë të mundur dërgimin jashtë shtetit të Andit, i cili së fundmi kreu ndërhyrjen në zemër.

Nëna e Andit na ka sjellë një video shumë prekëse. Teksa ledhaton me fjalë vogëlushin e saj, për një moment, edhe pse të shkurtër, Andi buzëqesh…